E enjte, 1 Tetor 2026
Sot ishte një ditë e mrekullueshme dhe plot gëzim për nxënësit dhe stafin e shkollës sonë në natyrën e bukur të fshatit Bllacë. Aktivitetet në ajër të pastër dhe lojërat e përbashkëta të nxënësve sollën energji pozitive dhe argëtim për të gjithë pjesëmarrësit.
Nxënëset më të dalluara të gjeneratës 2025/2026-12 qeshor 2026
Me kënaqësi të veçantë shpallim nxënëset më të dalluara të gjeneratës së klasave të nënta, të cilat përfunduan me sukses të shkëlqyer:
Ajline Bardhi
Rejana Nuhi
Feride Nuhi
Me përkushtimin e tyre maksimal, vullnetin e jashtëzakonshëm dhe rezultatet e shkëlqyera, këto vajza kanë lënë një gjurmë të veçantë në shkollën tonë dhe kanë qenë një shembull i ndritur për të gjithë gjeneratat në vazhdim.
Urojmë që rrugëtimi i tyre i ri drejt shkollimit të mesëm të vazhdojë me të njëjtin vullnet, guxim dhe përkushtim. Ju priftë e mbara dhe paçi suksese në çdo hap të së ardhmes!
LOJËRAT SPORTIVE 2026 Çuçer-Sandevë!
Nxënësit e tri shkollave fillore të Komunës së Çuçer-Sandevës morën pjesë në Lojërat Sportive Shkollore 2026, duke treguar frymë garuese, entuziazëm dhe dashuri për sportin.
Në kuadër të këtij aktiviteti sportiv u zhvilluan gara në futboll dhe volejboll, me pjesëmarrjen e nxënësve të klasave VIII dhe IX.
🥇 Vendi i parë – SHF „Aleksandar Urdarevski“, Çuçer-Sandevë
🥈 Vendi i dytë – SHF „Mihal Grameno“, Bllacë
🥉 Vendi i tretë – SHF „Shën Kirili dhe Metodi“, Kuçevisht
🥇 Vendi i parë – SHF „Shën Kirili dhe Metodi“, Kuçevisht
🥈 Vendi i dytë – SHF „Aleksandar Urdarevski“, Çuçer-Sandevë
🥉 Vendi i tretë – SHF „Mihal Grameno“, Bllacë
Pas përfundimit të garave, u ndanë kupat, lëvdatat dhe mirënjohjet për nxënësit pjesëmarrës.
👏 Përgëzojmë të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen, përkushtimin, punën në ekip dhe respektimin e parimeve të fair-play.
🏆 Urime për të gjithë pjesëmarrësit dhe për sukseset e arritura!
Më 3 qershor 2026, u zhvillua krosi tradicional atletik i organizuar nga Komuna e Çuçer-Sandevës.
Nxënësit e shkollës sonë treguan përgatitje të lartë fizike, përkushtim dhe frymë sportive, duke arritur rezultate të shkëlqyera.
🥇 Besjan Iseni – Vendi i parë, kategoria meshkuj
🥇 Lejla Asana – Vendi i parë, kategoria femra
🥈 Ubed Iseni – Vendi i dytë, kategoria meshkuj
Përveç medaljeve të merituara, nxënësit tanë u nderuan edhe me fletëlavdërime zyrtare për rezultatet e arritura.
👏 I përgëzojmë nxënësit për suksesin e tyre dhe mësimdhënësit për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
🏆 Jemi krenarë për sukseset e nxënësve tanë dhe u urojmë shumë suksese edhe në aktivitetet e ardhshme!
E premte, 8 Maj 2026
Sot, në kuadër të aksionit "General Weekend 2026", fshati ynë frymoi pastër!
Nxënësit dhe kuadri mësimor i SHkollës Fillore- Bllacë, treguan se dashuria për vendlindjen dëshmohet me punë.
1 Maji – Dita e Punës
Nxënësit tanë festuan 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Me punime krijuese dhe plot gëzim, ata na treguan se rëndësia e punës, respekti dhe dinjiteti mbeten vlera thelbësore të përcjella brez pas brezi.
Gëzuar 1 Majin të gjithë punëtorëve!
Vizitë në Panairin e Librit – 29.04.2026
"Sot, nxënësit e shkollës sonë në Bllacë patën kënaqësinë të vizitojnë Panairin e Librit në Shkup. Kjo vizitë ishte një mundësi e shkëlqyer për t'u njohur me botimet e reja, për të kultivuar dashurinë për leximin dhe për të kaluar çaste inspiruese mes librave. Edukimi dhe kultura marshojnë gjithmonë krah për krah!