SHFK "MIHAL GRAMENO"
"Mirë se vini në faqen zyrtare të shkollës sonë" !
SHFK "MIHAL GRAMENO"
"Mirë se vini në faqen zyrtare të shkollës sonë" !
Vizioni dhe qëllimi i SH.F.K. “Mihal Grameno” është të krijojë një mjedis të sigurt, gjithëpërfshirës dhe motivues, ku çdo nxënës ka mundësi të zhvillojë njohuritë, aftësitë dhe talentet e tij.
Përmes arsimit cilësor, punës së përkushtuar të mësuesve dhe bashkëpunimit me prindërit dhe komunitetin, synojmë të edukojmë nxënës të përgjegjshëm, kreativë, të respektueshëm dhe të gatshëm për sfidat e së ardhmes.
22 NËNTORI – NJË KRENARI QË JETON NË ÇDO SHKRONJË
Ka ditë që nuk shënohen vetëm në kalendar, por mbeten të gdhendura në kujtesën dhe zemrën e një populli. Një nga ato ditë është 22 Nëntori – dita kur alfabeti ynë u bë simbol i bashkimit, dijes dhe identitetit shqiptar.
Në SHFK „Mihal Grameno“ – fshati Bllacë, kjo ditë u përjetua përmes zërave të nxënësve, fjalëve të bukura, interpretimeve dhe emocioneve që na rikujtuan se gjuha shqipe është thesari që na bashkon ndër breza.
Me çdo recitim, këngë e dramatizim, nxënësit përcollën mesazhin se shkronjat tona mbartin histori, sakrificë, dashuri dhe ëndrrën e brezave që punuan për ta ruajtur gjuhën shqipe.
Mirënjohje për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që me përkushtimin e tyre i dhanë kësaj feste ngjyra, kuptim dhe jetë.
Sepse shqipja nuk është vetëm gjuhë që flasim – është rrënja jonë, zëri ynë dhe shpirti që na mban të bashkuar.
Gëzuar 22 Nëntorin!
16 NËNTOR
HOMAZHE DHE PËRKUJTIM PËR 82-VJETORIN E MASAKRËS SË BLLACËS
Nxënësit dhe stafi i shkollës sonë, së bashku me banorët dhe familjarët e fshatit, morëm pjesë në manifestimin përkujtimor dhe bëmë homazhe me rastin e 82-vjetorit të Masakrës së Bllacës.
Ekskursioni ynë
Një ditë e bukur dhe plot kujtime së bashku me nxënësit dhe stafin e shkollës.
Lajmet e fundit
Fillimi i vitit të ri shkollor 2026/2027
Një fillimi i ri, plot dije, buzëqeshje dhe suksese pëe nxënësit tanë