Në SHFK „Mihail Grameno“ – Bllacë e Poshtme, 22 Nëntori u shënua me emocione, recitime, këngë dhe interpretime të bukura, duke i dhënë jetë shkronjave që mbartin historinë, identitetin dhe krenarinë tonë kombëtare.
Përmes zërave të nxënësve, u përcoll mesazhi se gjuha shqipe është pasuria jonë më e çmuar, ura që na bashkon dhe trashëgimia që duhet ta ruajmë e ta përcjellim brez pas brezi.
Mirënjohje për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që me përkushtim e bënë këtë ditë të veçantë.
Shqipja është rrënja jonë, krenaria jonë dhe zëri që nuk shuhet kurrë!
Gëzuar 22 Nëntorin!